Shpërthime masive në Bejrut, 37 libanezë të vrarë gjatë 24 orëve të fundit
Sulmet izraelite, me synim grupin e Hezbollahut vazhduan gjatë gjithë natës, teksa bombardimet shkaktuan shpërthime të mëdha jashtë aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit.
Objektivi mbetet i paqartë, por aeroporti kufizohet me Dahieh, bastion i Hezbollahut në kryeqytet, raporton BBC. Qyteti u zgjua me shtëllunga të mëdha tymi. Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetit Publik të Libanit, 37 persona janë vrarë nga sulmet tokësore dhe ajrore izraelite në 24 orët e fundit, ndërsa 151 të tjerë kanë mbetur plagosur. Ndërsa ushtria izraelite pretendon se ka vrarë luftëtarë të tjerë të Hezbollahut pranë kufirit.
Forcat izraelite vijuan ofensivën tokësore në Liban dhe urdhëruar evakuimin e 20 qyteteve dhe fshatrave të tjerë në jug të Libanit.