Prezantohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda, është prezantuar sot nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Proda u prezantua në një ceremoni të shkurtër, ku të pranishëm ishin edhe drejtuesit e tjerë të Policisë së Shtetit.

Ilir Proda u betua në përpara trupës policore për detyrën e tij të re.

Gjatë fjalës së tij, Proda ka thënë se procesi i konkurrimit për drejtuesit e policive të qarqeve do të bazohet vetëm mbi meritën e çdo kandidati, teksa ka shtuar se nuk do të ndikojë asnjë faktor tjetër, raporton Tv Klan.

“Një falënderim që më ka dhënë kryeministri dhe ju ministër për të ushtruar këtë detyrë me përgjegjësi të lartë. Duke qenë se jemi në procese të reja konkurruese, garantoj që ato do të jetë të bazuara mbi performancën që do të ketë çdo drejtues që do të kandidojë dhe asnjë faktor tjetër nuk do të ndikojë”, tha ai.