City barazon një rekord të madh të Unitedit në Ligën e Kampionëve

Manchester City ka arritur fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve, pasi triumfuan në udhëtim te Slovan Bratislava me rezultat 4-0.

Kjo fitore ishte shumë e veçantë për skuadrën e Pep Guardiolës, pasi kanë barazuar një rekord të rivalit lokal Man Utd.

Manchester City ka barazuar ecurinë më të gjatë të pamposhtur të Manchester United në historinë e Ligës së Kampionëve.

Duke shkuar në ndeshjen kundër Slovan Bratislavës këtë javë, Man City ishte një ndeshje pas Djajve të Kuq. Ata ishin të pamposhtur në 24 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Tashmë të njëjtin rezultat kanë arritur edhe djemtë e Pep Guardiolës, 25 ndeshje pa humbje.

Midis vitit 2007 dhe 2009 Man United shkoi 25 ndeshje pa humbje.

Ndeshjen e ardhshme Citizens e luajnë në shtëpi ndaj Sparta Pragës dhe nëse nuk humbasin, atëherë do ta mbajnë të vetëm këtë rekord.