Edhe një çmim tjetër për filmin “Aroma e trëndafilit të kuq”
Filmi shqiptar “Aroma e trëndafilit të kuq” ka fituar edhe një çmim tjetër në një festival në Vjenë të Austrisë.
Filmi është me skenar dhe regji nga Aurel Naqi dhe do të bëjë ndalesën e radhës në edicionin e 27-të të festivalit të filmit në Filadelfia, ku konkurron për dy çmime: Drama dhe aktorja më e mirë.
Ndërsa në festivalin e filmit në Lindenhurst konkurron për 6 çmime, duke përfshirë, aktorja dhe drama më e mirë.
Gjithashtu filmi do të marrë pjesë edhe në dy festivale të rëndësishme në muajin tetor:
- Louisville International Film Festival
- ARPA International Film Festival.
Filmi do të përfundojë garën e festivaleve në pranverë dhe më pas do të vijë për publikun shqiptar.