Arrestohet një 22-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për 27 vepra penale të mashtrimit

Policia në Prishtinë gjatë mbrëmjes ka arrestuar 22-vjeçarin, i cili dyshohet për 27 vepra penale (mashtrime dhe shpërdorime të pasurisë së huaj).

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se puna disamujore e hetuesve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, raporton Zeri.info.

“D.M., mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të Shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, Policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i arrestuari dyshohet të ketë marrë nga ankuesit (numri më i madh i ankuesve janë taksistë), shuma të ndryshme të parave duke i mashtruar gjatë kryerjes së pagesave për shërbime dhe blerje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri