Arrestohet edhe personi i dytë për dhunim ndaj së miturës në Suharekë

Policia në Suharekë ka arritur ta arrestojë edhe të dyshuarin e dytë, i cili së bashku me një person tjetër, më datën 26.09.2024, rreth orës 18:30, dyshohet se kanë dhunuar një femër të mitur, e cila më pas është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë, nga dy të dyshuarit tashmë të arrestuar, njëri prej tyre është i mitur, raporton Zeri.info.

“Suharekë /26.09.2024 – 18:30. Më 02.10.2024, lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri