Në pranga një person në Vushtrri, dyshohet se sulmoi fizikisht një femër

Një femër është sulmuar fizikisht nga një person në Vushtrri.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 6:00, në Vushtrri, raporton Zeri.info.

“Vushtrri / 02.10.2024 – 06:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima me dëshirën e saj ka shkuar te familjarët e saj, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri