U gjuajtën me armë në mes vete, arrestohen tetë persona në Vushtrri

Tetë persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi të njëjtët dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kanë shtënë me armë ndaj njëri-tjetrit.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 12:09, në Vushtrri, raporton Zeri.info.

“Vushtrri / 02.10.2024 – 12:09. Janë arrestuar tetë të dyshuar, meshkuj kosovarë, për arsye se si pasojë e një mosmarrëveshjeje dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur së në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë ajrore, tri gëzhoja dhe 24 fishekë.

“Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri