Sindikata s’e mbështet aksionin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist: Mos na prishni punë

Aksioni i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili ishte paraparë të mbahej në përkrahje të punëtorëve teknikë të Kuvendit të Kosovës, të cilat janë në grevë me kërkesën për rritje pagash, është bojkotuar nga mediat e pranishme.

Ngjarja u bojkotua për shkak të sjelljes së aktivisteve ndaj Policisë së Kosovës, por edhe për shkak të mospërkrahjes së këtij aksioni nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një diskutim me një nga pjesëtarët e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, tha se aksione të tilla janë duke u bërë pa njoftim dhe pa lejen e Sindikatës dhe si të tilla nuk i përkrahin.

Madje shtoi se aksione të tilla mund edhe t’u bëjnë dëm e t’u prishin punë, raporton EO.

“Ju keni dal për të na mbështetur, si e mbështesin dikë që nuk ju jep atë leje. Si mundësh me bërë një aksion pa përfaqësuesit e këtyre punëtoreve, më fal unë po dua që të ju mbështes, a bënë që të ju mbështesim”.

“Ju falënderojmë për mbështetjen, por mos se këto gra ju mundeni me i lënë në rrugë. Ju a e dini ligji mbi organizmin e grevës. Nuk është mirë që të sillen rreth nesh se mund të na prishin punë. Ju vazhdoni vetëm na lëni neve rahat”, ka thënë ai.