Dy arsyet kryesore pse çmimet e arit do të arrijnë në nivele të reja maksimale deri në fillim të vitit 2025
Sipas Goldman Sachs, çmimi i arit do të arrijë rritjen e tij rekord në nivele të reja maksimale deri në fillim të vitit 2025.
Përveç rritjes së tensioneve gjeopolitike, të cilat priren të favorizojnë asetet e sigurta si ari, dy faktorë të tjerë duhet të ndihmojnë në rritjen e mëtejshme të këtij produkti, shkruajnë mediat e huaja.
Këta faktorë janë rënia e normave të interesit dhe ajo që duket të jetë një kërkesë e pangopur për metalin e çmuar nga bankat qendrore në vendet e tregut në zhvillim.
Siç bëhet e ditur, Goldman rriti objektivin e saj të çmimit të arit në 2,900 dollarë për troy ounce [31.1035 gramë] nga 2,700 dollarë, që përfaqëson një rritje prej rreth 9% nga nivelet aktuale.
Dhe Goldman theksoi se bankat qendrore të vendeve të tregjeve në zhvillim si Kina qëndrojnë prapa përparimit strukturor të çmimeve të arit që nga viti 2022.
Por, sipas vlerësimeve, përveç normave më të ulëta të interesit dhe kërkesës solide nga bankat qendrore, ari duhet të jetë në “listën e mendjes për investitorët”.
Kjo do të ndodhë duke pasur parasysh rreziqet e shumta në tregje tani si zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, si dhe shpërthimi i mundshëm i luftës midis Izraelit dhe Iranit. /Telegrafi