Shpërthimi në Zubin Potok, Polica jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur në Zubin Potok pas mesnatës së të enjtes, nga i cili dyshohet se është shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar.

“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim, nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar”, tha Elshani për Klankosova.tv.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga çka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, thuhet tutje në konfirmim.