Zogaj: Fitorja e LVV-së incident politik, Abdixhiku kryeministri i ardhshëm

Anëtari i Kryesisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit ka qenë “incident politik”.

Ai ka thënë se LDK-ja është parti në rritje dhe LVV-ja në rënie.

“LDK-ja është në pozicionin më të mirë të mundshëm, më e përgatitur se kurrë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sondazhet tona thonë se LDK-ja është parti në rritje dhe VV-ja që po bije. Fitorja e Vetëvendosjes ka qenë incident politik … Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i Kosovës”, ka thënë Zogaj në Tëvë 1.

Ai ka thënë se Vetëvendosja e ka humbur mundësinë për të qeverisur mirë dhe se premtimet e dhëna dhe realiteti janë të ndryshme.

“Kosova edhe ekonomikisht, por edhe politikisht nuk ka qenë me keq për vite me radhë”, ka thënë ai.

Zogaj ka bërë të ditur se ka kandiduar për të qenë pjesë e listës së LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.