Kritika e Sarrazinit: Serbia po i josh investitorët gjermanë, Kosova jo

Gjermania pret që Kosova të reflektojë brenda pak ditëve për telashet në CEFTA.

Në të kundërtën, republika më e re në Ballkan, e cila nuk ka respektuar kërkesën e Berlinit për ta hequr masën e sigurisë ndaj mallrave serbe, të vendosur në qershor 2023, rrezikon izolim më të thellë ndërkombëtar.

Ishte emisari për Ballkanin, Manuel Sarrazin që shfaqi pak optimizëm kur foli për këtë temë të mërkurën në Forumin e dytë ekonomik gjermano-kosovar, në Klan Arena.