Osmani takoi ministrin gjerman të Bujqësisë: Gjermania partner kyç në zhvillimin e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë pune në Gjermani ka takuar ministrin gjerman të Bujqësisë, Cem Özdemir.
Presidenca ka njoftuar se në takim me ministrin Özdemir, u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë.
“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës për nxitjen e marrëdhënieve të ngushta me Gjermaninë, duke njohur rolin jetik të shtetit gjerman si partner kyç në zhvillimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Zëri