Szczesny zbulon se kush e bindi që t’i bashkohej Barcelonës
Wojciech Szczesny zbuloi se Robert Lewandowski ishte personi i parë që e kontaktoi për mundësinë e rikthimit në futboll.
“Ai më telefonoi për të parë nëse do ta merrja parasysh daljen nga pensioni”, deklaroi Szczesny për faqen zyrtare të Barcelonës.
“Kisha nevojë për disa bindje, pasi isha i pasigurt nëse isha gati për sfida të reja. Pas bisedave me familjen dhe miqtë, ata më nxorrën në pah se do të isha budalla nëse do ta humbisja këtë mundësi, dhe në fund u pajtova”.
Lewandowski luajti një rol të rëndësishëm në vendimin e Szczesny për t’u rikthyer, sipas portierit polak.
Barcelona ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Szczesny si lojtar të lirë për pjesën tjetër të sezonit. 34-vjeçari do të zëvendësojë Marc-Andre ter Stegen, i cili pësoi një lëndim që i përfundoi sezonin në shtator.
Szczesny u pensionua pas një periudhe të suksesshme në Juventus, ku zhvilloi 35 ndeshje sezonin e kaluar, duke pranuar vetëm 30 gola dhe duke mbajtur 15 herë portën e paprekur a në Serie A.
Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur gjithashtu për Arsenalin, Romën dhe Brentfordin. /Telegrafi