Të shtëna me armë në Vushtrri, arrestohen shtatë persona

Policia e Kosovës ka arrestuar sot shtatë persona në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar se persona janë arrestuar pas të shënave me armë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, raporton Zeri.info.

“Sot, rreth orës 12:00, është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Gojbulë te Vushtrrisë. Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë. Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim. Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve”, tha Zahiti. /Zëri