Kroosi zbulon “varësinë positive” të Ronaldos te Real Madridi
Toni Kroos e ka kthyer mbrapa kohën e tij në Real Madrid, teksa foli për “varësinë positive” të ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo.
Toni Kroos vendosi të ulë perden e karrierës së tij të shkëlqyer futbollistike këtë verë pasi u paraqit për Gjermaninë në Euro 2024. Ndërsa loja e tij lamtumire në futbollin e klubeve u shënua nga triumfi i Ligës së Kampionëve, për ekipin kombëtar, ajo përfundoi me një notë të dhimbshme. Gjermania doli nga çerekfinalja e Kampionatit Evropian pas humbjes nga Spanja.
Legjenda e sapo pensionuar e Real Madridit foli kohët e fundit për kohën e tij në Los Blancos, ndërsa zbuloi fakte të panjohura për ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo. Gjermani foli edhe për “varësinë positive” të yllit të Al-Nassr.
Duke folur për “AS”, 34-vjeçari tha: “Cristiano ishte aty kur mbërrita në stërvitje dhe ai ishte ende aty kur u largova. Të gjithë duam të fitojmë tituj dhe të shënojmë gola, por për të shënimi i golave ëishte një varësi pozitive. Unë guxoj të them se kjo është ajo që ai dëshiron edhe në Arabinë Saudite”. /Zëri