KEDS-i e kap një kompani taksish duke vjedhur rrymën për mbushjen e veturave elektrike, dëmi mbi 40 mijë euro

KEDS-i përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se një kompani taksish në Prishtinë ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saja elektrike.

Në njoftim thuhet se ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi të jashtëligjshëm.

Dëmi që i është shkaktuar KED-sit kalon vlerën e 40 mijë eurove.

Njoftimi:

Rryma t’kushton ma lirë kur e përdor drejt!

KEDS ka zbuluar një kompani taksish në Prishtinë që ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saja elektrike.

Ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi të jashtëligjshëm.

Dëmi financiar që i është shkaktuar KEDS-it është i madh, duke u përllogaritur në 40,568.26 euro, shumë të cilën kompania e taksive obligohet ta rikthejë menjëherë si pjesë e rikthimit të humbjeveë.

KEDS-i ka intensifikuar kontrollet për të luftuar keqpërdorimin e energjisë elektrike në mbarë Kosovën, duke u angazhuar fuqishëm në parandalimin e këtij fenomeni të dëmshëm për të gjithë.