Arrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe dy të tjerë në veri të Mitrovicës
Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq bashkë me një tjetër u arrestuan sot nga Policia pasi i kanë fishkëllyer kryetari të Komunës së Mitrovicës veriore, Erden Atij dhe kabinetit të tij.
Kryetari Atiq bashkë me pjesëtar të kabinetit të tij ishin në një lokal në veri ku Arsenijeviq dhe një tjetër iu kanë fishkëllyer.
“Përderisa Atiq dhe kabinet i tij ishin në një lokal në veri, Arsenijeviq dhe një i ri i fishkëllenin. Policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit”, raporton Telegrafi.
Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës veriore, Veton Elshani konfirmoi arrestimin e dy personave.
“Janë arrestuar dy persona ‘Për prishje të rendit dhe qetësisë publike’ ”, ka thënë shkurt Elshani.