Osmani takohet me homologun gjerman: Faleminderit që na mbështet vazhdimisht

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot është pritur nga homologu i saj gjerman, Frank Walter Steinmeier.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se u prit në takim pune në Pallatin Bellevue në Berlin.

“Falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Steinmeier për integrimin tonë në institucionet euroatlantike si dhe për diskutimet e rëndësishme për rrugën përpara”, ka thënë Osmani.