Hezbollahu sulmon veriun e Izraelit, e godet me raketa salvo

Hezbollahu pretendon se ka shënjestruar rajonin e qytetit verior izraelit Haifa – duke e goditur me raketa të mëdha salvo.

Deri më tani nga Izraeli nuk janë deklaruar lidhur me këto pretendime të grupit militant Hezbollah nga Libani.

Në anën tjetër mediat izraelite kanë raportuar më herët se janë aktivizuar sirenat, që paralajmërojnë sulmet e mundshme me raketa.

Madje sirenat janë dëgjuar në pjesë të ndryshme në Haifa, si dhe në qytetet tjera përgjatë kufirit me Libanin.

Video të ndryshme amatore shfaqin zjarr në rrugët përgjatë Haifas, si dhe helikopterët e ushtrisë izraelite që po shkrepin predha mbi Hezbollahun në Liban.