Kërkesat e Gjermanisë për CEFTA-n e Tregun Rajonal, Bislimi për bisedën me Sarrazinin: Folëm për futboll

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mbajtur një takim kokë më kokë me emisarin gjermani për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin

Takimi u mbajt në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane

Kur u pyet se çfarë kanë biseduar me zyrtarin e lartë gjerman, Bislimi tha se kanë folur për futboll, shkruan Klan Kosova.

Ndërkaq, lidhur me atë se a ka diçka të re rreth kërkesës së gjermanëve për CEFTA-n, ai tha se nuk ka pasur asgjë konkrete veçse kanë biseduar me Sarrazinin.

Vendi i Sarrazinit, Gjermania i ka kërkuar Kosovës që ta heqë ndalesën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, ndalesë kjo që po konsiderohet si diçka që është kundër parimeve të CEFTA-s.