Izraeli falënderon Kosovën për mbështetje, Katz: S’do të qëndrojmë të heshtur përballë sulmit brutal të Iranit ndaj qytetarëve tanë

Mbrëmë Irani ka sulmuar Izraelin. Këtë sulm e ka dënuar kryeministri i Kosovës.

Për reagimin dhe mbështetjen që Kurti i ka dhënë shtetit izraelit, ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka falënderuar kreun e ekzekutivit.

Përmes një postimi në platformën “X”, Katz, duke e falënderuar Kurtin, ka bërë të ditur se Izraeli nuk do të rri duarkryq pas sulmit që Irani ia bëri shtetit të tij, shkruan Zeri.info.

“ Faleminderit kryeministër Kurti. Mbështetja dhe solidariteti nga liderët dhe kombet anembanë botës nuk do të harrohet kurrë. Ne e dimë se kush janë miqtë tanë. Regjimi i Ajatollahut ka kaluar vijën e kuqe – dhe shteti i Izraelit nuk do të qëndrojë i heshtur përballë sulmit brutal të Iranit ndaj qytetarëve tanë. E gjithë bota e lirë duhet të qëndrojë me Izraelin për të ndaluar boshtin iranian të së keqes – para se të jetë tepër vonë”, ka shkruar Katz në “X”. /Zëri