Pse veç Vitisë nuk ia ekzekutoi Qeveria paratë?

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë qendrore.

Ai pati ankesa edhe për mosekzekutimin e pagave, por edhe për trajtimin që qeveria po ia bën kësaj komune.

Haliti në Klan Kosova tha që arsimin kjo qeveri e ka lënë pa paga, duke e quajtur një gjë të tillë si të pafalshme për kategorinë të cilën ai e konsideron si më të ndjeshmen.