Mbyllen pjesët e para: Arsenali në epërsi ndaj PSG-së, Leverkusen – Milan pa gola
Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e dyta të Ligës së Kampionëve.
Arsenali është udhëhequr me rezultat të dyfisht ndaj PSG-së.
Golin e pare arriti ta shënojë Kai Havertz, ndërsa i dyti erdhi nga Saka (35’).
Edhe Barcelona ka shkuar në pushim me epërsi prej 3-0 ndaj Young Boysit.
Golat u shënuan nga Lewandowski, Raphinha dhe Inigo Martinez.
Pa gola është mbyllur fraksioni i parë mes Bayer Leverkusenit dhe Milani.
Në fakt, Leverkuseni arriti të realizoi gol përmes Boniface në minutën e 21-të, mirepo goli u anulua me vendim të VAR-it pasi ishte pozitë jashtë loje. /Zëri
Rezultatet e ndeshjeve tjera:
Dortmund 5-1 Celtic
Inter 1-0 Crvena Zvezda
PSV Eindhoven 1-0 Sporting CP
Slovan Bratislava 0-2 Man City.