Bashkimi në finale të Superkupës
Bashkimi është kualifikuar në finale të Superkupës së Femrave!
Prizrenaset triumfuan ndaj Penzës me rezultat 71:54 (20:17, 17:16, 16:14, 18:7).
Pjesa e parë ishte shumë e baraspeshuar, por kampionet e Kosovës ishin pak më të forta dhe shkuan në pushim me rezultat 37:33.
Lojë e ngushtë edhe në periodën e tretë, por Bashkimi tregoi fuqinë e vërtetë në 10 minutat e fundit dhe fitoi me stil, 71:54.
Te Bashkimi shkëlqyen:
- Aulona Muhadri: 16 pikë & 17 kërcime
- Arbnore Përquku: 26 pikë & 8 kërcime
- Caterrion Thompson: 21 pikë & 7 kërcime
Në anën tjetër, te Peja u dalluan:
- Terry Jeanne Nicole: 15 pikë & 7 kërcime
- Saranda Daci: 16 pikë & 7 kërcime
Bashkimi në finalen e së premtes pret fituesin e ndeshjes Prishtina-Peja 03. /Zëri