Kurti takohet me Ndihmës Sekretarin për Mbrojtje dhe Asistentin e Bidenit

Takimi i radhës i Kryeministrit, Albin Kurti, në Poloni, ishte me Ndihmës Sekretaren për Mbrojtje, Celeste Ëallander dhe ambasadorin Michael Carpenter, Asistent i Veçantë i Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri.

Sipas një njoftimi nga Qeveria, thuhet se Kurti theksoi se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një partneritet të palëkundur si dhe falënderoi Ndihmës Sekretaren Ëallander dhe ambasadorin Carpenter për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe proceseve shtetndërtuese para dhe pas pavarësisë.

Ai shprehu angazhimin e Kosovës në sigurinë e paqen rajonale, teksa shtoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO e Kartën e Adriatikut dhe nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme në fushën e mbrojtjes me SHBA-të, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Departamentit për Mbrojtje të SHBA-së dhe Ministrisë sonë të Mbrojtjes.

Kurti shoqërohej në takim nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci./Zëri