Mbi dy tonë drogë, Prokuroria e Pejës jep detajet më të reja rreth megaoperacionit

E premtja e 27 shtatorit rezultoi të jetë tejet e suksesshme për Policinë dhe Prokurorinë e Pejës.

Në zonë malore midis dy fshatrave të Klinës u gjet një sasi e konsiderueshme e drogës, e llojit “Kanabis Sativa”.

Pesha e saj llogaritet të jetë mbi dy tonë, sipas organit të akuzës.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, derisa janë identifikuar edhe persona të tjerë, ku autoritetet po punojnë intensivisht për t’i kapur ata.

Prokuroria i ka siguruar fotografitë dhe emrat e të dyshuarve.