Dyshohet se një 50-vjeçar në Prizren ka kryer vetëvrasje

Një burrë 50 vjeç dyshohet se ka kryer vetëvrasje sot në qytetin e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 06:00 në rrugën “Hysen Kraja” në Prizren.

“Policia me të gjitha njësitë përgjegjëse menjëherë i është përgjigjur rastit, në vendngjarje janë informuar se në mëngjes familjarët e kanë gjetur të varur familjarin tyre, viktimën mashkull, A.B., 50 vjeç, të varur në shtëpinë e tij”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka thënë se nga të dhënat e para dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa nga Policia hapet rast ‘Hetim i vdekjes’”.

Rasti mbetet në hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve të Prizrenit”, tha Bytyqi.