Mavraj: 1 Tetori – Dita e Studentëve s’u respektua aq shumë

Njëri nga protagonistët e protestës së 1 tetorit ka kujtuar këtë ditë të madhe, me anë të një postimi.

Muhamet Mavraj ka shkruar se pas çlirimit, si shenja të Lëvizjes Studentore në Prishtinë, i kemi lënë tri sosh: Një rrugë me emrin “1 Tetori”, Sallën e Sporteve dhe Ditën e Studentëve për çdo 1 tetor.

Mavraj pati vërejtje se kjo e fundit nuk u respektua dhe aq shumë.

“Pas vdekjes së Rektorit Statovci, e kemi lënë një pllakë në shtëpinë e atëhershme të rektorit Velani, me fytyrën e dallueshme të rektorit dhe katër siluetave të liderëve studentorë”.

Tashmë kanë kaluar 27 vjet nga protestat e studentëve.

Më 1 tetor 1997 nisi ndryshimi revolucionar kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.