Djegia e karrigeve të Kuvendit, reagon Rama: Ne mbjellim, ata shkulin e djegin
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e shkaktuar në Kuvend në seancën e djeshme, ku deputetët e Partisë Demokratike ua vunë flakën karrigeve, pasi i nxorën në ambientet e jashtme të Parlamentit.
Teksa ishte duke folur në takimin për “Deputeti që duam”, ai tha: Duke ardhur këtu më çoi dikush këtë fotografi… ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate, raporton TCH.
Më tej Rama tha se “politika ka fuqi si të mbjellë, ashtu edhe të shfarosë”.
“Besoj mes këtyre dy pamjeve, kuptohet jo absolute, por relative, qëndron dhe ndarja sot këtu midis nesh, ne që përpiqemi të shërojmë, mbjellim… dhe atyre që shkatërrojnë, shkulin, djegin”, tha Rama.