Musliu ironizon: Pagat s’kanë dalë, po të mbaheshin zgjedhjet në nëntor besoj se 70% do t’i merrte Kurti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se janë pjekur kushtet që të shkohet në zgjedhje në mes të nëntorit, e të mos pritet 9 shkurti.

Musliu tha se pagat për shërbyesit civilë nuk kanë dalë dhe sipas saj, kështu si ka filluar Qeveria, as buxhetin për vitin 2025 s’do të mundë ta votojnë.

“Pagat nuk kanë dalë, kështu si kanë fillu as buxhetin për vitin 2025 s’kanë me mujtë me e votu. Me shku në zgjedhje në nëntor besoj dikund 70% i merr Albini”, shkroi Musliu. /Zëri