S’do të jenë në listën e LVV-së, Rrahmani e Korenica sot zyrtarizojnë aderimin në koalicionin AKR-PD

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk do ta gjejnë deputetin Eman Rrahmanin dhe Visar Korenicën në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rrahmani dhe Korenica kanë paralajmëruar se do t’i bashkohen koalicionit AKR-PD.

Të dy deputetët gjatë këtij mandati qeverisës në shumë raste nuk janë pajtuar me Grupin Parlamentar të LVV-së.

Në mospajtim kanë pasur edhe lidhur me Kodin Civil, Ligjin për Fertilizim etj.

Ndryshe, Lista Familja në emër të deputetit Eman Rrahmani ka ftuar konferencë për sot në orën 11:00.

“Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica, si dhe figura të tjera të nderuara”, thuhet tutje në njoftim. /Zëri