Sot, mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.