Bajrami-Muratit që shkroi dje për rritje të depozitave: Qytetarët të zhytur në borxhe, mbitërheqjet nga bankat mbi 5.3 miliardë

Hykmete Bajrami thotë se borxhet e qytetarëve në banka janë rritur në 5 miliardë e 342 milionë euro për vitin 2023.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës i reagoi kështu ministrit të Financeve, Hekuran Murati i cili tha se kosovarët janë pasuruar me Qeverinë Kurti, pasi janë rritur depozitat e ekonomive familjare në banka.

“Për shkak të çmimeve të larta një shoqni e zhytur në borxhe. Dje Hekurani tha se për shkak të qeverisjes së LVV-së qytetarët po jetojnë më mirë dhe këtë ai e mbështeti në një fakt komplet të paqendryshëm siç është rritja e depozitave familjare në banka. Por, derisa depozitat janë rritë për 1.5 miliardë euro, dhe këto nuk janë kurrëfarë treguesi i mirëqenies, hajde të tregojmë se sa sa janë rritë mbitërheqjet (overdraftet) e qytetarëve tonë në banka. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës mbitërheqjet në banka janë rritë nga 1 milardë e 682 milionë euro sa ishin për vitin 2020, në 5 milardë e 342 milionë euro për vitin 2023”, shkroi Bajrami në një postim në Facebook.

Këto, ajo thotë se “janë borxhe afat shkurtra që qytetarët i marrin në banka për të financuar kryesisht konsumin familjar (në plot raste qytetarët hynë minus në bankë ka data 20 e muajit aktual dhe mandej me të marrë pagën në fillim të muajit pasues e kthejnë këtë borxh”. “Overdraftet i shfrytëzojnë edhe bizneset, jo për investime, me shumë për shpenzime operative)”.

“Tani Hekuran Murati mundet me dalë në emër të fjalës së lirë dhe të thotë se edhe kjo është “shënjë e rritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit nën qeverisjen e LVV-së”. E vërteta qëndon krejt ndryshe, rritja e çmimeve dhe mungesa e çfarëdo mase nga e qeverisë e ka shtyer një popull të tërë të zhyten në borxhe dhe po një pjesë e qytetarëve që kanë gjendjen finanaciare pak më të mirë po i ruajnë paratë e tyre në banka, sepse po kursejnë, janë të kufizuar në shpenzime, s’po investojë ngase ka mungesë të sigurisë ekonomike dhe jo vetëm”, shkroi deputetja e LDK-së.