Snopçe: Ligji për branitellat provokim, duhet të përfshihen edhe ish-ushtarët e UÇK-së

Deputeti i Vlenit, Halil Snopçe, sot ka mbështetur vendimin e deputetes Ilire Dauti, e cila refuzoi që ligji për branitellat të vendoset në rend të ditës.

“Këtë propozim normalisht e konsiderojmë si Grup Parlamentar i Vlenit, si një provokim të ardhur nga LSDM-ja”, tha Halil Snopçe, i cili sot mbështeti kryetaren e Komisionit për Çështje Sociale, Ilire Dauti, e cila refuzoi që ligji për branitellat të vendoset në rend të ditës.

Snopçe tha se një ligj i këtillë duhet të përfshijë edhe ish-ushtarët e UÇK-së.

“Nëse sjellim një ligj të këtillë, duhet të inkorporojmë të gjithë, kur them të gjithë, përveç pjesëtarët e forcave shtetërore, aty duhet të inkorporohen edhe ish-ushtarët e UÇK-së, pa diskutim”, tha mes të tjerash Sopçe.