Kryeministri libanez bën thirrje për një armëpushim me Izraelin

Kryeministri libanez Najib Mikati ka bërë thirrje për një armëpushim me Izraelin, pas bisedimeve të zhvilluara me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Noel Barot.

“Çelësi i zgjidhjes qëndron në përfundimin e sulmit izraelit në Liban dhe arritjen e një armëpushimi”, tha Mikati, duke shtuar: ‘Prioriteti është zbatimi i Rezolutës 1701’ të OKB-së, e cila i dha fund luftës së vitit 2006 midis Izraelit dhe lëvizjes libaneze Hezbollah.

Ministri i Jashtëm francez Baro mbërriti të dielën në mbrëmje në Bejrut.

Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të mbetet shqetësuese, mes thirrjeve për një armëpushim dhe frikës së përshkallëzimit të luftës. /abcnews