Rama në shkollën “Faik Konica”, shikon implementimin e mësimit gjithëditor

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me nënkryetaren Jehona Lushaku, kanë vizituar shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ku kanë parë nga afër nisjen e mësimit gjithëditor.

Kreu i Prishtinës tha se implementimi i këtij programi është pozitiv për fëmijët, ndërsa meritat ia atribuon drejtoreshës së Arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu.

Rama tha se edhe ushqimi në këtë program është i veçantë për fëmijë.

“Sot filluam me mësimin tërëditor, është vazhdimësi e dy shkollave të mëparshme tashmë jemi këtu në ‘Faik Konica’ dhe do të shkojmë në shkollën e radhës. Desha të vijë dhe me përjetuar mënyrën e mësimit tërëditor dhe ndryshimet që janë vërë pas një pune të madhe që është bërë prej administratës së kryeqytetit në krye me drejtoreshën Jehonën. I gjithë stafi kanë qenë pjesë e këtij procesi. Shujtat të cilat janë nutricione janë të mirë-dizajnuar për shëndetin e fëmijëve tanë. Përveç këtyre shujtave, pamë edhe klasë të ndryshme, si klasa e filmit që kanë mundësi nxënësit me shikuar dhe diskutuar për atë film me qenë kritik. Po ashtu në klasën e biologjisë ku i pamë një numër të madh të nxënësve duke mësuar për prindërit. Me pajisjet digjitale të cilat i mundëson nxënësve që të ndërlidhen me çfarëdo mësimi në formën digjitale për informata shtesë. Vizituam edhe klasën ku bëhet mësimi tërëditor”, deklaroi Rama.

Rama shpreson që mësimit tërëditor të implementohet në të gjitha shkollat e kryeqytetit, por që kërkon investime për shkolla të reja.

“Ne në Kosovë është e re dhe po shfrytëzojmë këtë sistem që nxënësit tanë të kenë mundësinë që ato që i lexojnë dhe t’i kuptojnë dhe t’i diskutojnë. Kjo krijon një sistem më të mirë që të thellohet edukata. Ishin të gjithë nxënësit e entuziazmuar dhe shpresojmë që të vazhdojmë në të gjithë territorin e Prishtinës, planifikimet janë bënë por na duhet investime të tjera për shkollat e reja. Jemi zotuar që çdo klasë të ketë edhe panelet teknologjike. Transformim në kryeqytet në edukimin arsimor në shkollat fillore dhe të mesme do të jetë një element që do ta marrë e gjithë Kosova, me një sistem fantastikë për të ardhmen tonë”, u shpreh Rama.

Drejtoresha e Arsimit në Komunë e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka potencuar se hapja e një shkolle me mësim tërëditor është ditë e rëndësishme pasi “ngrit cilësinë e arsimit në kryeqytet”.

“Është e rëndësishme që sot ne po vazhdojmë hapjen edhe të një shkolle me mësim tërëditor. ‘Faik Konica’ është një shkollë ikonike dhe kur shënohet këtu janë shënuar shumë reforma të arsimit, dhe kjo është një lloj përmbushje të misionit në funksion të fëmijëve dhe të planifikimit të prindërve. Është bërë për qëllimet më të mira që ngritja cilësisë së arsimit të ndodh në qendër të Prishtinës. Kemi përdorur një model të ndarjes së shkollës, paralelet gjashtë deri nëntë kanë shkuar në një shkollë tjetër, në shkollë tjetër të afërt dhe kemi përdorur hapësirat e mbetura për të krijuar hapësira për klasat e para dhe të pesta”, tha Lushaku-Sadriu.

Po ashtu ajo foli edhe për ushqimin që do ta kenë këta nxënës.

“Kryeqyteti ka ndarë edhe buxhetin për kuzhinën qendrore dhe do të jap shujtat e ngrohta për të gjithë nxënësit e shkollës ‘Faik Konica’. Me këtë ne po e përmbushim dhe po e shendojmë shkollën në një vend lumturie krahas një vendi ku edhe aplikohet mësimdhënia me metoda bashkëkohore”, shtoi ajo.

Drejtoresha e shkollës “Faik Konica”, Jehona Uruqi, tha se nxënësit e kanë mirëpritur mësimin gjithëditor, teksa konsideron se kjo kurrikulë ka krijuar hapësira për aktivitet të ndryshme shtesë.

“I gjithë procesi ka shkuar ashtu siç është planifikuar, përveç mësimit të rregullt janë realizuar edhe aktivitete shtesë të cilat plotësojnë mësimin tërë ditor dhe mundësojnë realizimin e kutikulës bazë. Në shkollë është bërë një riorganizim i tërësishëm ku përveç klasave aktuale janë përdorur edhe hapësira të cilat ndihmojnë realizimin e aktiviteteve në hapësira të ndryshme të cilat do të ndihmojnë edhe realizimin e kilikues. Nxënësit e kanë pritë me entuziazëm ashtu siç e kemi pritur edhe ne tani është dita e parë dhe vërehet një buzëqeshje e tyre dhe besoj që edhe ditëve në vijim do të ambientohen më të gjitha hapësirat e shkollës”, tha Uruqi. /Eo