Policia në Shtime me aksion për t’i larguar veturat nga trotuaret

Policia në Shtime ka nisur një aksion në rrugët e qytetit për largimin e veturave nëpër vendparkingje të ndaluara me shenja të komunikacionit rrugor.

Në njoftimin e lëshuar për media, thuhet se ky aksion ka ardhur nga disa ankesa të qytetarëve të Shtimes, të cilët vazhdimisht janë ankuar se shoferët e ndryshëm po e pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve nëpër trotuaret e dedikuara për ta.

“Aksioni ka për qëllim lirimin e trotuareve dhe të rrugëve nga parkingjet e parregullta. Veç vërejtjeve të shumta policore për drekuesit e automjeteve, sot gjatë ditës policia ka shqiptuar 15 gjoba për kundërvajtje në komunikacion, kryesisht për parkingje të parregullta”.

“Policia e stacionit në Shtime do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synim që trotuaret në qytetin e Shtimes të jeni të lira për këmbësorë. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë”, thuhet në njoftim.