Taravari: Aleanca me SHBA-në, e pathyeshme dhe e përjetshme

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e “Vlenit”, Arben Taravari, pas vizitës në SHBA u shpreh se aleanca me SHBA-në është e përjetshme dhe e pathyeshme.

“Çfarë jave e mrekullueshme ishte në Nju-Jork dhe Uashington DC! Dhjetëra takime me miq dhe aleatë, punime frymëzuese në Sesionin e 79-të të OKB-së dhe, natyrisht, një vizitë e detyrueshme në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Aleanca jonë me SHBA-në është e pathyeshme dhe e përjetshme”, shkroi kreu i ASH-së Arben Taravari në “X”.