Thirrje e re nga MASHTI, këtë herë mbështeten studentët e doktoratës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se kanë hapur thirrjen për mbështetjen e studimeve të doktoratës në 500 universitetet, siç thotë ajo, më të mira në botë.

Vlera e mbështetjes për një student pritet të jetë 8.500.00 euro.

“Lajm i mirë dhe një mundësi më shumë për studentët e doktoratës. Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kemi hapur sot thirrjen për përkrahjen e studimeve të doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë, sipas listës ‘Shanghai’ të vitit 2024/2025. Vlera e mbështetjes për një student do të jetë 8,500.00 euro. Konkursi është publik dhe vlen për studentët shtetas të Republikës së Kosovës. Përparësi kanë aplikuesit/et që nuk kanë bursë të pjesshme nga ndonjë skemë/institucion brenda ose jashtë vendit dhe ata/ato që studiojnë në universitetet e ranguara më së larti në rangimin ndërkombëtar të universitetit pritës. Thirrja do të jetë e hapur deri më 14.10.2024, në orën 16:00. Për studentët tanë, më shumë përkrahje e më shumë mundësi!”, shkroi Nagavci.