Bajqinovci: Përballja me Serbinë në arenën ndërkombëtare jo thjesht betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën për pengim të Qeverisë, duke e përkthyer këtë për “sabotim të interesave të popullit”.

Bajqinovci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se përballja me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit në arenën ndërkombëtare nuk është thjesht betejë politike.

Postimi i plotë:

Përballja me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit në arenën ndërkombëtare nuk është thjesht betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Opozita duhet të kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar këtë qeveri janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit. Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë.

Nuk do të lejojmë asnjë hap pas në të drejtën tonë për të mbrojtur çdo centimetër të këtij vendi.