A mund ta gjeni biçikletën pa çiklist brenda dhjetë sekondash?
Një fotografi e publikuar së fundmi ka habitur shumë përdorues të rrjetet sociale, ku u kërkohet atyre të gjejnë biçikletën pa çiklistin në mesin e qindra çiklistëve të tjerë që gjendeshin me biçikleta.
Ky mision sipas autorëve të fotografive kërkohet të përmbushet për vetëm dhjetë sekonda, transmeton telegrafi.
Sfida është krijuar nga Sigma Sports, që u kërkon të gjithë atyre që pretendojnë se kanë sy të “shqiponjës” të gjejnë biçikletën.
Por vetëm dhjetë për qind e përdoruesve të rrjeteve sociale kanë arritur ta gjejnë vetëm biçikletën e "Sigma Sports".
Shumica e pjesëmarrësve kanë pranuar se u është dashur një mesatare prej 23 sekondash që ta gjejnë biçikletën.