Neymari “fans” i Taynas, ndan fotografi me këngën e saj

Këngëtarja e kosovare Tayna ka bërë “boom” me këngën e saj të fundit “Si ai”.

Kjo këngë është dëgjuar në lokale e diskoteka të njohura në botë nga DJ shqiptarë dhe të huaj.

Së fundmi, kjo këngë është publikuar në Instastory edhe nga futbollisti i njohur botëror, Neymar.

Ai derisa ka publikuar një fotografi të tij me një person tjetër, ka vendosur këngën e Taynës “Si ai” në sfond.

Këngëtarja së fundmi secilën këngë e ka bërë hit dhe i është dëgjuar shumë.