Zhduket një grua në Prizren
Një person është raportuar i zhdukur në Prizren më 29 shtator 2024, rreth orës 17:00.
Një ankues kosovar ka njoftuar Policinë se një grua kosovare është larguar nga shtëpia dhe vendndodhja e saj nuk dihet.
Policia ka nisur hetimet dhe rasti është në procedurë hetimore për të zbuluar vendndodhjen e personit të zhdukur.