Kishte veshur bluzë me mbishkrime dhe përmbajtje nxitëse, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një rast i nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit është raportuar në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Policia legjitimoi një të dyshuar kosovar, i cili mbante veshur një bluzë me një hartë dhe mbishkrime që përmbanin përmbajtje nxitëse.

Bluza u sekuestrua nga njësitë policore dhe i dyshuari u intervistua.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe do të vazhdojë në procedurë të rregullt.