Shpërthim në Podujevë

Ankuesi mashkull ka njoftuar se ka dëgjuar një shpërthim në Podujevë, mbrëmë rreth orës 02:24.

Njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se ndodhi shpërthimi dhe kanë njoftuar Njësinë për çminim dhe Hetuesinë për të nisur hetimet.

Për rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.