Ish-kapiteni i Shqipërisë: Qëllimet e Armando Dukës janë të mira
Në vitin 2027, Shqipëria dhe Serbia do ta bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian në kategorinë U 21.
“Dritën jeshile” UEFA pritet ta japë zyrtarisht më 16 dhjetor.
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, shfaqi hezitimin e tij lidhur me këtë projekt.
Por, tha se qëllimet e presidentit të FSHF-së, Armando Duka, janë të mira.
“Thjeshtë mendoj që nuk është mënyra dhe momenti i duhur për të bërë diçka të përbashkët me ta”, tha Cana në Klan Kosova.
Kjo ngjarja ka ngjallur reagime të shumta gjithandej trojeve shqiptare, duke u kundërshtuar në mënyrë kategorike.