Kolonë e gjatë në “Bllacë”, pritje e gjatë për hyrje në Kosovë

Kolonë kilometrike me vetura ka në vendkalimin kufitar “Bllacë”, për hyrje në shtetin e Kosovës.

Në videon e publikuar në portalin Telegrafi shihen shumë vetura në kolonë e cila pothuajse nuk lëviz.

Lëvizja për hyrje në territorin e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa pengesa dhe pritje të gjata.