Kirurgut Baton Kelmendit i ndahet çmim për vullnetarizëm dhe punë

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës i ka ndarë çmimin për Vullnetarizëm dhe punë doktor Baton Kelmendit, kirurg pediatrik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ndihem i nderuar për marrjen e çmimit për Vullnetarizëm dhe punë nga ana e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Puna e drejtë, impenjimi dhe ecja para çdo herë jep fryte”, ka shkruar Dr. Kelmendi në njoftimin.

Ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij në ATLS-Kosovë, dhe e ekipin nga SHBA, doktor Mentor Ahmeti dhe Melissa Misialek.

“Pa ta, vështirë se do arrinim kaq shumë në kaq pak kohë”, ka thënë Kelmendi.